Megan Fox në intervistën, por fëmijët s’e lënë të qetë
Megan Fox ka qenë e ftuar në emisionin “Today” ku ka folur më shumë për projektet e saj të reja. Ylli i “Transformers” i është bashkuar prezantueses Savannah Guthrie dhe Jenna Bush Hager për të biseduar për trilerin e filmit të saj më të ri horor, “Till Death”.
Por duket se me fëmijët e saj nëpër shtëpi, intervista nuk ka qenë dhe aq e lehtë. Ashtu si shihet, teksa Megan fliste, ata vraponin nëpër shtëpi, duke penguar mamanë, por edhe duke hutuar spektatorin. Megjithatë duhet thënë që e gjithë skena ishte shumë gazmore dhe moderatoret në skenë nisën të qeshnin me fëmijët e aktores.