Media italiane: Klipi që Elvana Gjata xhiroi në Palermo, i kaloi 100 milionë shikime në Youtube
Palermoja është bërë protagoniste e një videoklipi me mbi 100 milionë shikime në Youtube, njoftuan sot mediat italiane, duke vlerësuar reklamën që i është bërë kështu falë një artisteje shqiptare, qytetin e tyre historik.
Sipas shtypi vendas, “janë vetëm tre minuta e 29 sekonda që tregojnë një histori dashurie adoleshente nën melodinë e “Mike”, një këngë pop në shqip me elemente ballkanike. Kënga është realizuar nga këngëtarët shqiptarë Elvana Gjata dhe John Shahu dhe nga reperi kosovaro-shqiptar Ledri Vula
Të tre artistët e kanë kompozuar së bashku me Arbër Zeqon, ndërsa producent është Arbre Blass. Videoja zyrtare u ngarkua në Youtube në korrik të vitit 2018-ës, prandaj në pak më shumë se 4 vjet ka kaluar 100 milionë shikime.
Në sfond është Palermo, në qendër të videos, me Teatro Massimo dhe Villa Boscogrande. Në disa skena Elvana Gjata dhe reperi Ledri Vula shëtisin nëpër rrugicat e qendrës historike ndërsa John Shahu i bie kitarës dhe këndon në Piazza Verdi.
Pamjet e qytetit shoqërojnë një këngë jo vetëm të shpërblyer nga shikimet, por edhe të vlerësuara nga kritikët muzikorë. SoundsEuropean e ka etiketuar atë “këngë plot freski me një melodi tërheqëse”.