“Më vjen për të qarë sa herë të shoh”, Orinda Huta emocionon me fjalët për Atarën
Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër të një vajze për herë të parë para disa ditësh, të cilën e pagëzuan me emrin Atara.
Turi ishte ai i cili menjëherë pas lindjes së vajzës ndau me ndjekësit në Instagram portretin e së voglës.
“Atara lëre TikTok-un, vrap gjumë tani!“, shkroi Turi përkrah fotos me vajzën.
Ndërsa Orinda e cila kishte zgjedhur të qëndronte në “heshtje” gjatë kësaj kohe, më në fund ka publikuar në Instagram foton e Atarës më një dedikim i cili na i shkriu zemrat.
“ Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjecare”, shkroi Orinda.