Sorry, no posts matched your criteria.

“Më shumë para se aktorët e Hollywood-it!” – Ja sa është sot pasuria e Dua Lipës…

Revista britanike “Heat” ka publikuar një renditje të 30 personave të njohur më të pasur, që janë deri në 30 vjeç në Britaninë e madhe dhe Irlandë.

Mes personazheve televizivë, aktorëve dhe personazheve të Hollywood-it, ajo që spikat për talentin por edhe pikërisht për pasurinë e saj është këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Revista ka arritur qe “t’i bëjë llogaritë” 30 personazheve publikë dhe ka dalë në konkluzionin se më e pasura ndër to është pikërisht këngëtarja shqiptare shumë e dashur në mbarë botën tashmë, me një pasuri rreth 129 milionë paund.

“Të manifestosh ka një rëndësi të madhe për mua.” – është shprehur Dua pak kohë më parë. E sigurisht që kjo ka funskionuar duke parë të ardhurat, por merita më e madhe i shkon talentit të saj, punës së palodhur dhe zgjuarsisë.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj është krijuar pikërisht në vitin e fundit falë turit Radical Optimism, që i gjeneroi rreth 83 milionë paund. Por këngëtarja shqiptaro-britanike ka edhe podcastin e saj, një “book club”, një karrierë të re në aktrim (“Barbie”, “Argylle”), plus partneritetet me brendet e mëdha si Porsche apo Versace.

Bëjmë me dije se ajo zotëron një shtëpi të madhe me pishinë, kinema dhe një zonë relaksi që kap vlerën e 6.75 milionë paundëve. Pavarësisht shifrave marramendëse, Dua përshkruhet si një vajzë e thjeshtë që nuk shfaq shenja luksi.

Pas Duas, në vendin e dytë në podium është aktori i famshëm i “Spider Man”, Tom Holland, me një pasuri prej 25.7 milionë paundëve. Vendin e fundit në podium e mbulon muzikanti skocez shumë i dashur Lewis Capaldi, me një pasuri prej 35 milionë paundësh. Në listën e gjatë të “pasanikëve” deri në 30 vjeç ku Dua kryeson, nuk mund të mos përmendim dhe emra të tjerë shumë të njohur si aktorja Millie Bobby Brown, Sophie Turner apo protagonistja e filmit “The Queen’s Gambit” Anya Taylor Joy etj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com