Kim Kardashian mendon se njeriu nuk ka zbritur kurrë në Hënë dhe është e bindur për këtë
Në episodin e fundit të reality show-t “The Kardashians”, duke iu referuar një prej ngjarjeve më të përfolura të historisë së njerëzimit – uljes në Hënë, Kim Kardashian u shpreh se ajo mendon se nuk ka ndodhur në të vërtetë.
Sipas Kim, NASA e ka inskenuar të gjithë ngjarjen e vitit 1969, kur anija Apollo 11 zbarkoi në Hënë, duke shënuar kështu një hap gjigand në eksplorimin e “qiejve”.
Gjatë diskutimit me Sarah Paulson, Kardashian shprehet se ka shumë video që qarkullojnë në rrjet me teoritë pse gjithçka ishte jo e vërtetë, madje ka dhe video me astronautët Buzz Aldrin dhe vet Neil Armstrong, njeriu i parë që zbriti në Hënë. Kim e mbron teorinë e vet duke tHënë se deklaratat e astronautëve me kalimin e kohës janë kontradiktore, madje në një nga videot ajo tregon se Aldrin ka tHënë se “nuk kishte asnjë moment të frikshëm kur u uëlm, se në fakt nuk ka ndodhur kurrë!”
“Përse Buzz Aldrin shprehet se në fakt nuk ka ndodhur? Në Hënë nuk ka gravitet, atëherë përse flamuri valëvitet? Këpucët e astronautëve që ruhen në muze kanë gjurmë të ndryshme nga gjurmët që dallohen në foto në Hënë. Përse nuk duket asnjë yll?” – janë pyetjet që shtron Kim Kardashian, si për të treguar se gjithçka ka qenë një mashtrim dhe këto detaje në dukje të vogla e dëshmojnë të vërtetën e madhe.
Ato çka ka përmendur më e famshmja ndër motrat Kardashian, në fakt janë teori që qarkullojnë prej vitesh në rrjetet sociale, të cilat shumë i besojnë, e shumë të tjerë i shohin si qesharake, pasi nuk ka asnjë arsye për të gënjyër për një ngjarje të tillë të historisë.
Gjithësesi, idesë se mund të cilësohet “e çmendur” për bessimin e saj, Kim i është përgjigjur se atë do ta cilësojnë gjithmonë të tillë, pavarësisht gjërave që thotë apo bën dhe se “të vërtetat” njerëzit mund t’i zbulojnë vet po të kërkojnë në internet.