Sorry, no posts matched your criteria.

“Më fal Arilena Ara” – Alketa Vejsiu thyen “akullin”

Dy vite më parë, pjesëmarrja dhe rrëmbimi i kupës në Festivalin e Këngës në RTSH nga Arilena Ara, do të bënte që të lindin debate të shumta e një ndër qejfmbetjet ishte mes Arilenës dhe Alketës. Në atë kohë publiku dhe emra të njohur të showbiz-it duket sikur u ndanë në “dy grupe”. Ata që mbështesnin Arilenën dhe ata që mbështesnin Elvana Gjatën e cila fitoi çmimin e dytë.

Alketa u shpreh se ishte pro Elvanës në atë festival, vajzat nuk patën më asnjë kontakt me njëra tjetrën.

Por sot, pas dy vitesh, Alketa vendos të thyejë heshtjen. Ajo ka publikuar në Instagramin e saj një video të shkëputur nga vitit 2013 kur Arilena ishte pjesë e “X Factor”. Në momentin e shkëputur Arilena vrapon e emocionuar drejt Alketës dhe e përqafon.

“Ky përqafim vlen sa 1000 fjalë. Më fal Arilena Ara. Të dua. Bashkë në kërkim të gjërave të bukura”, ka shruar Alketa teksa ka zgjedhur që të bllokojë komentet në këtë postim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com