“Më erdhi me lot në sy”/ Ledri flet për historinë e tij me Sarën
Këngëtari i dashur për publiku, Ledri Vula ishte i ftuar në emisionin radiofonik “Pardon My French’ ku ka folur shumë gjatë për jetën e tij private si dhe karrierën. Ledri ka rikujtuar kohët e tij të vjetra, fillimet e karrierës me grupin “Skillz” dhe gjatë këtij rrëfimi është ndalur tek kënga e famshme “100 probleme”.
Reperi ka treguar se kur ka publikuar këtë këngë ka pasur me të vërtetë shumë probleme në jetën e tij, por asnjëra prej tyre nuk e ndali dhe sot është në majë.
“Asokohe kam pasur me të vërtetë 100 probleme, të cilat nuk më ndalën. Vazhdova dhe sot jam këtu ku jam, nuk u ndala”, u shpreh Ledri.
Sakaq, ai nuk nuroi që të fliste edhe për raportin e tij me Sarën ku u shpreh se janë bashkë prej 3 vitesh e ndërsa publike lidhjen e tyre e bënë gjatë muajt Prill të vitit 2020.
“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim. Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi i emocionuar.