Sorry, no posts matched your criteria.

Maskë për fytyrën në kushte shtëpie/ E bardha e vezës sekreti për çdo femër

Nuk keni mundësi të blini maska për fytyrën? Nuk doni të shpenzoni para?

Shumë e thjeshtë! Ju mund ti realizoni vetë në shtëpi. Mjafton të keni vezë dhe kos.

Maska e Thjeshtë Me Të Bardhën E Vezës Dhe Kos.
E bardha e vezës është element kryesor në shumë maska për fytyrën. Ajo është plot proteinë dhe e lë lëkurën të butë dhe të lëmuar. Ju mund të përdorni thjesht të bardhën e vezës në fytyrë ose të shtoni disa përbërës të gjetur në çdo kuzhinë për të zbutur lëkurën e thatë, tonifikuar lëkurën e yndyrshme dhe kuruar lëkurën e acaruar, siç është kosi.

RECETA

Përbërësit:

2 të bardha veze

2 lugë gjelle kos

Udhëzime:

Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat e vezëve dhe vendosini ato në një tas. Shtoni 2 lugë gjelle kos, mos përdorni salcë kosi! Përziejini së bashku dhe vendoseni përzierjen në fytyrë. Lëreni në fytyrë për disa minuta dhe pastaj pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë, më pas me një pecetë të ngrohtë.

Kaq ishte! Tani lëkura juaj do shkëlqejë!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com