Sorry, no posts matched your criteria.

Masakër në Teksas/ 21 të vdekur! Sulm me armë në shkollën fillore

Një masakër e vertetë ka ndodhur në Teksas, ngjarje kjo që ka tronditur të gjithë botë. Salvador Ramos hyri i armatosur në shkollën fillore dhe qëlloi për vdekje nxënësit dhe mësuesit. Numri i viktimave ka mbërritur në 21, prej të cilëve 19 janë fëmijë. Autori 18-vjeçar ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë kur hyri në shkollën Uvalde.

Personi i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Robb – e cila mëson fëmijët e moshës shtatë deri në 10 vjeç – në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, thanë zyrtarët.

Sipas burimeve, nxënësit e qëlluar ishin kryesisht nxënës të klasës së tretë, të katërt dhe mësues.

Dyshohet se adoleshenti ka qëlluar gjyshen e tij para se të kryente aktin e rëndë. Shefi i Policisë së Distriktit të Pavarur të Shkollës Uvalde, Pete Arredondo tha se të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale të së martës dhe se hetuesit besojnë se sulmuesi “veproi i vetëm gjatë këtij krimi të tmerrshëm”.

Mediat lokale raportojnë se ai mund të ketë qenë një nxënës i shkollës së mesme në zonë.

Pas të shtënave të para, i dyshuari më pas përplasi makinën e tij jashtë shkollës fillore.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com