Sorry, no posts matched your criteria.

Lumi Vjosa është i sigurt, refuzohet projekti turk për digën

Gjykata Shqiptare ka hedhur poshtë projektin e kompanisë turke “Shell&Turcas Petrol”. Këta të fundit po kërkonin naftë rreth lumit Vjosa dhe shumë personazhe të njohur, me në krye Leonardo Di Caprio, i bënë thirrje qeverisë shqiptare për të mbrojtur me çdo kusht Lumin Vjosa, dhe për ta shndërruar në park kombëtar.

E gjendur përballë këtij presioni të madh, Gjykata Shqiptare ka refuzuar projektin e kompanisë turke dhe për momentin, Lumi Vjosa është i sigurt. Ndërsa sa i takon faktit që Vjosa të bëhet park kombëtar, ende nuk ka një miratim.

Si tentoi kompania turke të kërkojë për naftë?

Vjosa i është nënshtruar një fushate ndërkombëtare për të caktuar të gjithë gjatësinë e saj dhe mjedisin përreth si Park Kombëtar. Kjo do ta mbronte atë nga kompania “Shell”. Si lumi i fundit i egër në Evropë, fushata tërhoqi vëmendjen nga Leonardo di Caprio, Patagonia, Riverwatch, dhe madje edhe WeTransfer.

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të përcaktojë zonën si një Park Kombëtar, përkundrazi, duke e përcaktuar atë si një “zonë të mbrojtur”, e cila bën pak për ta mbrojtur atë nga kompani si “Shell”. Nëse Rama e përcakton zonën si Park Kombëtar, do të bënte të pavlefshme kontratën shumë milionëshe të nënshkruar me “Shell” në 2018, për të eksploruar Vjosën për një kohëzgjatje prej 25 vjetësh.

Kompania pranoi se ata po bënin një studim gjeo-fizik, për të kërkuar naftë në rajon duke përfshirë “një pjesë të vogël të së cilës është Lugina e Vjosës”. Nëse gjenden rezerva të naftës ose gazit, ata thanë se do të merrej një vendim pas një konsultimi të ngushtë me qeverinë shqiptare.

Banorët pranë Lumit Vjosa, kanë qenë të qartë se nuk e duan kompaninë “Shell” afër shtëpive të tyre, për shkak të rrezikut të ndotjes së mjedisit. Madje, kanë çuar edhe një peticion drejt BE-së në lidhje me praninë e “Shell” në zonë, ku aktualisht ka pothuajse 3,000 nënshkrime.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com