Luleshtrydhet, fruti që lufton rrudhat
Sipas një studimi të bërë së fundmi nga shkencëtarët amerikanë në një laborator me minj, ka rezultuar se luleshtrydhet shmangin përhapjen e kancerit të gjirit.
Luleshtrydhet janë frutat tipike të sezonit aktual: aroma e tyre dhe shija e ëmbël janë të pazëvendësueshme, por a e dini se ky frut ka një sërë të mirash qoftë për shëndetin ashtu edhe për bukurinë?
Luleshtrydhet përmbajnë një nivel të lartë vitamine C: ngrënia e 5 luleshtrydheve është e barabartë me ngrënien e një portokalli.
Vitamina favorizon thithjen e kripërave minerale, si hekurin, përgjegjësin kryesor për zhvillimin e kolagjenit, i cili e ndihmon lëkurën të qëndrojë elastike.
Luleshtrydhet në fakt njihen edhe për të mirat e tyre antioksidante dhe ndihmojnë në luftimin e rrudhave dhe të shenjave të ndryshme të cilat dalin me kalimin e kohës. Bëhet fjalë për një frutë të dobishëm, i cili lufton edhe reumatizmin dhe dhimbjet e kyçeve.
Parandalon kancerin e gjirit
Sipas një studimi të ri mjekësor, ngrënia e vetëm 15 luleshtrydhe në ditë ju mbron nga kanceri i gjirit.
Shkencëtarët përdorën një ekstrakt nga luleshtrydhet për të ushqyer minjtë femra me tumor të kancerit të gjirit shkruan “Daily Mail”.
Në total, luleshtrydhet përbënin 15 për qind të ushqimit të minjve. Kjo përqindje është shuma e përditshme e rekomanduar e frutave që ne duhet të hamë çdo ditë.
Pas pesë javësh, në shtimin e dietës luleshtrydhet, minjtë nuk treguan asnjë shenjë të përhapjes së kancerit dhe në shumicën prej tyre, tumoret madje u tkurrën.
Megjithatë, studiuesit theksuan se rezultatet nga testet e kafshëve nuk nënkuptojnë se do të kenë të njëjtat efekte tek njerëzit.
Ushqen lëkurën
Përveç të mirave për shëndetin, luleshtrydhet janë një aleat i vlefshëm edhe për bukurinë tuaj: në fakt, për të luftuar rrudhat në regjimin tuaj të ushqyerjes, përveç luleshtrydheve, ju mund të përgatisni edhe një maskë të bërë nga vetë ju.
Mjafton që luleshtrydheve t’u hiqni bishtin dhe t’i shtypni derisa të formoni një masë kremoze dhe më pas ta masazhoni mbi fytyrë, duke e lënë ashtu për 20 minuta përpara se ta shpëlani.
Falë përmbajtjes së lartë të ujit dhe yndyrave të pakta, ato e ushqejnë deri në fund lëkurën tuaj, duke favorizuar rigjallërimin e qelizave dhe duke ju garantuar një lëkurë të butë dhe të shndritshme nga pastërtia.