Sorry, no posts matched your criteria.

Loredana rrëmben çmimin e rëndësishëm në ‘MTV EMA’

Duket se nuk kanë të ndalur sukseset në karrierën muzikore të reperes me origjinë shqiptare Loredana.

Këngëtarja është nderuar për të tretën herë rradhazi me çmimin ‘Artistja më e mirë zvicerane’ në MTV Europe Music Awards (EMA), e cila u zhvillua mbrëmjen e së dielës (13 nëntor).

Edicioni i këtij viti  në MTV Europe Music Awards ka qenë ‘i pushtuar’ nga artistet me origjinë shqiptare.

Rita Ora së bashku me partnerin e saj Taika Waititi ishin nën drejtimin e spektaklit. Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max ishin pjesë e të nominuarve, ku këto dy të fundit dhuruan një super performancë për publikun.

Bebe Rexha fitoi çmimin për bashkëpunimin më të mirë me David Guetta për hitin “I’m Good (Blue)”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com