Sorry, no posts matched your criteria.

Leonardo DiCaprio mbush 51 vjeç, tortën e festës private ja sjell modelja 27-vjeçare

Vetëm pak ditë më parë, aktori i famshëm Leonardo DiCaprio mbushi plot 51 vjeç.

Në rrjet është publikuar videoja e festës së tij mes miqve dhe njerëzve të afërt, ku teksa ata këndojnë njëzëri “Happy Birthday”, ajo që sjell tortën është pikërisht partnerja e yllit të Hollywoodit, Vittoria Ceretti.

Modelja, e veshur me një fustan me ngjyrë të kuqe, kishte organizuar festën ekskluzive të ditëlindjes së të dashurit të saj, me të cilin është e lidhur prej kohësh. Një marrëdhënie kjo, që ndryshe nga lidhjet e kaluara të DiCaprios, ka tendencën të shkojë drejt një martese, sipas thashethemeve të fundit.

Gjatë verës që sapo lamë pas, Leonardo dhe Vittoria u fotografuan në Formentera, çka u përshkrua si një muaj mjalti para dasme. Kjo gjë dyshohet nga mediat rozë, se gjithashtu ata janë parë të vizitojnë së bashku “Il Vittoriale a Gardone di Riviera”, një zonë e veçantë në Lombardi që shihet si ideale për një dasmë madhështore.

Çifti nuk është shprehur kurrë për marrëdhënien e tyre, e aq më pak për qëllimet për t’u martuar. Kujtojmë se DiCaprio dhe modelja italiane Ceretti janë njohur në Milano. Që prej atij momenti ato janë fotografuar disa herë, në Santa Barbara dhe Ibiza. Gjithashtu, aktori dhe modelja janë parë edhe në një takim me mamatë e tyre, çka është një shenjë e mirë se marrëdhënia është serioze dhe jo një aventurë si shumë nga ato të DiCaprios “donzhuan”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com