
Ky është i dashuri i ri i Jessica Alba?!
Jessica Alba duket se po e kalon për mrekulli ndarjen nga Cash Warren. Mediat botërore janë duke aluduar për një histori dashurie mes saj dhe komediant Alex Edelman, i cili së fundmi ka qenë i lidhur me modelen Kaia Gerber. (të bijën e modeles së njohur Cindy Craëford)
Aktorja e sapo divorcuar 43 vjeçare dhe 35 vjeç Edelman, shkaktuan thashetheme për një romancë pasi u larguan së bashku nga festa e pas-Oskarëve të Vanity Fair.
Djaloshi gentleman duket se i ka dhënë xhaketën e tij yllit të “Dark Angel” ndërsa ata po largoheshin nga Qendra Wallis Annenberg. Në shkurt të këtij viti Jessica Alba i dha fund martesës 16 vjeçare me producentin, Cash Warren me të cilin ka tre fëmijë.

