Kush tha që është numër tersi? Adelina dhe Vali festojnë 13 vite martesë me dhurata dhe plot dedikime
Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi kanë festuar 13-vjetorin e martesës. Çifti shfaqet më i dashuruar se kurrë. Ndonëse 13 për ta konsiderohet numër tersi, dyshja duket se jo vetëm s’po përjeton diçka të tillë, por përkundrazi, po jetojnë ditë plot dashuri dhe surpriza.
“Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon. Ai njeh presje, por kurrë pika. 13 vjet bashkë! Urime përvjetorin e dashur”,– shkruan Vali krahas fotos.
Me dhurata luksoze dhe dedikime plot dashuri, Adelina dhe Vali duken larg tersit të numrit 13.