Kur e ke në plan të martohesh/Ja si përgjigjet Dojna Mema
Moderatorja e njohur, Dojna Mema dhe këngëtari i famshëm, Vlashent Sata janë një nga çiftet më të përfolura të showbizz-it shqiptarë.
Që nga momenti që Dojna konfirmoi publikisht që është në një marrëdhënie me këngëtarin, nuk kanë munguar foto dhe video nga çifti.
Ata po përjetojnë një histori dashurie shumë të bukur dhe shihen që janë të lumtur krahë njëri-tjetrit.
Në një komunikim virtual me ndjekësit e saj, ajo u pyet se kur e kishte në plan të martohej.
“Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti. Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”,- u përgjigj Dojna.