Kthejini sytë nga “Farmaci Brisi”, gjithçka që ju duhet për mirëqënien dhe shëndetin tuaj
Prej kohësh bota po përballet me ditë të vështira pandemia. Ishte ky padyshim momenti ku gjithë secili prej nesh duhet të kthente edhe njëherë kokën që të përkushtohej edhe më shumë shëndetit dhe jetesës së shëndetshme. Sot krenarisht ju themi se Tiranës i shtohet një tjetër vend dinjitoz që merret me ju dhe shëndetin tuaj.
‘Farmaci Brisi’ është destinacioni juaj i besueshëm për gjithçka që ju nevojitet ju dhe familjes suaj. Mbrëmjen e sotme u inagurua pas një pune voluminoze edhe farmacia e cila tashmë i shtohet vendeve besnike në Tiranë. Në rrugën “Sami Frashëri”, pranë Baroneshës në Bllok, inagurimi fin i ndryshoi imazhin Tiranës, që prej kohësh i mungonin të tillë organizime.
Miqtë, të afërm, profesionisht dhe emra të njohur në metropol iu bashkuan festës për të trokitur gotat për këtë sukses të Brisilda Allaraj, që edhe njëherë konfirmon veten si një nga farmacistet më të zonjat në vend.
Jemi në nisje të verës dhe ‘Farmaci Brisi’ do t’ju ofrojë gjithçka që ju duhet për kujdesin ndaj lëkurës dhe fytyrës për ju dhe familjen tuaj.
Linjat më të mira për estetikë, dermatologji, patologji dhe gjithçka që ju duhet tashmë ‘Farmaci Brisi’ e sjellë pranë jush me një kualitet të lartë dhe shërbim dinjitoz