Sorry, no posts matched your criteria.

Konfirmuan lidhjen disa muaj më parë, Eneda Tarifa dhe Gent Laskun rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë: Ne ishim shokë dhe më vonë…

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa disa muaj më parë konfirmoi romancën ish-sportistin, Gent Laskun.

Së fundmi dyshja kanë dhënë një intervistë për emisionit “Aldo Morning Show”, ku kanë treguar më shumë rreth historisë së tyre të dashurisë.

Teksa u pyet nga gazetari se si e pritën fëmijët e tyre lidhjen, Eneda tha  se ata i kanë kuptuar dhe mbështetur romancën e tyre.

Nga ana tjetër këngëtarja tregoi se dhurata më e bukur që Genti i ka bërë ka qenë një trëndafil.

Pjesë nga intervista

Gazetari: Sa kohë keni bashkë dhe si ndodhi njohja?

Eneda: Kemi disa kohë konsiderueshëm sa për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze që të tjetër nuk e kanë besuar. Ne ishim shokë dhe më vonë lindi dashuria.

Gazetari: Çfarë e bën një marrëdhënie të funksionojë?

GentiËshtë pjekuria, maturia, gjërat që kemi kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunimin e duhur dhe atë idealin.

GazetariSi e qetëson Enedën kur është me nerva?

Genti: Duke pritur që të qetësohet.

Gazetari: Cila është dhurata më e bukur që ke marrë nga Genti?

Eneda: Dhurata Genti më ka bërë shumë, por më një moment të caktuar është nisur nga larg ka ardhur dhe më  ka dhënë një lule të freskët. Ajo ishte një kujtim shumë i bukur.

Gazetari: Gent cila ështtë në pjesë e Enedës që ne nuk e njohim?

Genti: Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua por ua jep të gjithëve. Është një prind i shkëlyqer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo.

Gazetari: Si e pritën fëmijët tuaj këtë lidhjen?

Eneda: Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha. Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com