Sorry, no posts matched your criteria.

Klaudia Pepa pranon publikisht lidhjen e saj të re

Klaudia Pepa ishte një nga të ftuarat mbrëmë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” përballë pyetjeve pikante të fëmijëve. Pepa është një ndër balerinat e cila me talentin dhe pasionin e saj për kërcimin ka arritur të shkëlqejë dhe korrë sukses në shtetin fqinj, Itali.

Pyetja së cilës nuk mund t’i shpëtonte ishte mbi jetën private, edhe pse nuk ishin fëmijët por Alketa që e pyeti.

Moderatorja e pyeti nëqoftëse ka të reja nga jeta e saj personale dhe Klaudia iu përgjigj duke thënë “një shok e kam dhe unë” por pa dhënë më shumë detaje.

Klaudia së fundmi ishte në skenën e Eurovizionit si pjesë e performancës që përfaqësonte shqipërinë me këngëtaren Ronela Hajati. Ajo u shpreh se, “ishte dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com