Sorry, no posts matched your criteria.

‘’Kisha familje të tmerrshme’’, Ermal Meta merr vëmendje me rrëfimin në median italiane

Ermal Meta është nga shqiptarët më të suksesshëm në Itali ku prej vitesh qëndron në majë me muzikën e tij.

Artisti shqiptar së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘’Radio Italia’’ dhe Corriere della Sera’’ ku krahas projekteve muzikore foli edhe për jetën e tij private.

Ajo që mori vëmendje më të madhe ishte deklarata ku Ermali foli për familjen e tij, të cilën e quajti të tmerrshme duke thënë se babai i tij nuk ishte njeri i mirë.

Familjet mund të jenë ose jo tradicionale. Ajo që nevojitet është dashuria: Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që vuajnë dhunën”, është shprehur Meta.

POST A COMMENT