Kim Kardashian ektravagante në Vatikan, ‘shpërthejnë’ mediat ndërkombëtare
Kim Kardashian ka vizituar së fundmi Vatikanin, por duket se dhe kjo vizitë është shoqëruar me shumë polemika. E veshur me një fustan dantelle seksi, i cili nuk i mbulonte shpatullat dhe as pjesë të tjera të trupit, ajo është parë në rrugët e qytetit të shenjtë. Kaq ka mjaftuar që në mediat ndërkombëtare të shpërthejë debate për mosrespektimin e kodit të veshjes.
Ekziston një kod themelor i veshjes, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit, veçanërisht Bazilikën e Shën Pjetrit dhe muzetë e Vatikanit (përfshirë Kishën Sistine). Vizitorët duhet të mbulojnë gjunjët dhe krahët e sipërm, ndërsa atyre u ndalohet të mbajnë pantallona të shkurtra ose funde mbi gju, bluze pa mëngë dhe këmisha me krahë të shkurtra. Megjithatë Kim veshi një xhaketë sipër fustanit, në momentin që vizitoi kishën. Pas këtyre fotove shumë njerëz e kritikuan dhe e cilësuan si mungesë respekti.