Sorry, no posts matched your criteria.

Kiara Tito e dashura e Mozzik? Flet moderatorja

Dy ditë më parë reperi Mozik postoi në Instagramin e tij një foto “misterioze”. Teksa qëndronte përpara një pasqyre, ai kishte vendosur dorën te këmba e një vajze, fytyra e së cilës nuk shfaqej në foto.





Menjëherë nisën aludimet se kush mund të ishte vajza së cilës i dallohej këmba, rripi i sandales dhe një pjesë e fustanit.

Rastësia deshi që të njëjtin fustan të ketë në garderobën e saj edhe Kiara Tito.

Pas shumë mesazhesh në postën e saj elektronike, Kiara ka vendosur të reagojë. Moderatorja ka mohuar kategorikisht çdo gjë.

“Hello njerëz, më kanë ardhur këto foto në DM. Gjithashtu po lexoj edhe në portale, nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale (duke qenë se shumica mund të jenë edhe fake news), por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto dhe përpara se të bëni lajme, ju lutem vërtetojini rrethanat. Ju falënderoj”- shkruan moderatorja.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com