
Këto pesë modele çantash nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj
Me ardhjen e sezonit të ri, shumë prej nesh do të fillojnë të mendojnë për një pastrim pranveror dhe një rivlerësim të gardërobës sonë. Por ka një mënyrë më të lehtë për të sjellë një ndjenjë freskie në “oufitet” tuaja… Përditësimi i aksesorëve.Edhe pse të vogla në përmasa, nuk ka dyshim se ndikimi i një çante të re mund të sjellë një ndryshim të madh në veshjet tuaja. Ja se cilat do të jenë pesë tendencat kryesore të çantave për pranverën e vitit 2025. Jemi të bindur që të gjitha do ta keni një prej tyre në garderobën tuaj.
“East-West Bags”
Kjo formë e veçantë çante ka fituar popullaritet gjatë vitit të kaluar dhe për pranverën e vitit 2025 do të jetë aksesori më “in”. Ajo do të jetë silueta më e kërkuar.

“XL Clutch”
Për vitin 2025 stilistët po eksplorojnë sërish çantën e dorës, por këtë herë ata po luajnë me madhësinë e saj. Nuk janë më çanta të vogla dhe diskrete që mbahen në dorë ato janë më të mëdha, duke bashkuar kështu praktikën me stilin.

Kthim te çantat ikonike
Louis Vuitton Speedy ka pasur një rikthim në mes të ringjalljes së çantës boëling, ndërsa Guçi po kthehet tek ikona 75-vjeçare e çantës Bamboo. Ndërkohë, njerëzit e modës në mbarë botën po nxjerrin çantën e vitit 2010 – çantën zyrtare të Stella Mçartney, Falabella, dhe madje edhe çanta moderne Loeëe Puzzle po mban një siluetë më të relaksuar në lëkurë të butë.

Ngjyra kafe ngjyra e 2025
Në çdo sezon ka gjithnjë një nuancë që tërheq vëmendjen e njerëzve duke u bërë shpejt ngjyra që shohim kudo. Kishim të gjelbrën e Bottega-s, pastaj të kuqen, dhe tani ngjyra e errët kafe është nuanca elegante që çdo person i modës po shton në gardërobën e tij.

Thekët
Pak perëndimore, pak stil “boho” dhe pak verore, thekët janë gati të kthehen trend në koleksionet tona të çantave.
