Këtë nuk e prisnim! Mozzik dhe Loredana bëjnë pjesë të klipit të ri njeriun e afërt të familjes
Loredana dhe Mozzik janë rikthyer së bashku jo vetëm në dashuri, por edhe në muzikë. Së shpejti, më datë 28 Maj do të publikohet kënga e parë “Rosenkrieg” e albumit “No Rich Parents”.
Së fundmi, burime për “After Party” kanë bërë të ditur se në videoklipin e artistëve do të jetë një person shumë i shtrenjtë i Mozzikut. Bëhet fjalë për babain e tij, Gazmend Aliu.
Nuk dihet nëse ky informacion është i vërtetë apo jo, por jo mbetet për t’u parë me kohën.
Kujtojmë se para disa ditësh. Loredana bëri lëmsh gjithë rrjetin pasi publikoi në Instagram foto me një foshnje në krahë. Postimin e shoqëroi me emojin e një familjeje dhe të gjithë menduan se ajo e Mozzik ishin bërë prindër për herë të dytë. Por siç duket ky ka qenë thjesht një paralajmërim për projektin e tyre të ri.