
Kelmendi GmbH tashmë edhë më pranë jush, hapet kompania e re në Pejë
Të gjithë e njohin tashmë cilësinë e kompanisë Kelmendi GmbH dhe natyrisht shijen e pakrahasueshme. Një brand shqiptar që ndryshon kulturën e kulinarisë botërore tashmë edhe më pranë jush. Kompania Kelmendi GmbH tashmë do të jetë edhe në Pejë të Kosovës.

Një destinacion i ri për mbledhjen e produkteve ushqimore ballkanike tashmë pranë jush. Nga ana tjetër kjo është edhe një mundësi e artë, për të sjellë edhe produktet evropiane më pranë vendit tonë. Një brand që dita-ditës po merr përmasa globale, tashmë veç vendeve europiane, ka ‘udhëtuar’ në Dubai, Armeni, Amerikë dhe vende të tjera të largëta.

Me mbi 650 larmishmëri produktesh në treg Kelmendi GmbH rradhitet tek emrat ‘big’ në tregun gjerman, duke u shtrirë tashmë edhe në shumë shtete të tjera si Suedi, Danimarkë, Irlandë, Britani e Madhe, Zvicër, Francë. Filozofia e kompanisë Kelmendi GmbH është që të viojë zgjerimin edhe në shtete të tjera, që të gjithë të kenë mundësinë të njihen me shijen e veçantë të produkteve ballkanike.
