Sorry, no posts matched your criteria.

Kate Moss refuzon të pranojë moshën e saj

Kate Moss mund të ketë hequr dorë nga të qenurit ‘goca e festave’ për hir të statusit të saj si një guru e mirëqenies dhe jetës së shëndetshme, por ajo ende nuk është gati të heqë dorë plotësisht nga duhani.

“Unë ende pi duhan herë pas here”, tha supermodelja për ‘The Sunday Times’ në një intervistë të re të botuar gjatë fundjavës. “Kam dëgjuar se kur ndalon, mund ta dallosh vërtet nga lëkura jote. Por unë nuk jam ndalur ende…”

Moss, e cila kohët e fundit lançoi markën e saj të re ‘Wellness Cosmoss’, është larguar nga Londra për tu zhvendosur në Oxfordshire, ku ajo qëndron “në një vend të fshehtë, në mes të shumë fushave” ku lejohen vetëm fshatarët.

Moss gjithashtu pranoi se ajo as nuk po mendon për ditëlindjen e saj të 50-të, që e feston në janar 2024.

“Unë nuk jam 50 vjeç,” tha ajo me shaka. “Jo. nuk po mendoj për të. Nuk ndihem 50”.

Moss gjithashtu tha “Pa koment” kur u pyet nëse ajo ka realizuar ndonjë “ndërhyrje”, si filler apo botox, për të parandaluar plakjen.

Jeta e Moss tani përfshin praktika si Ashtanga yoga, thënien e afirmimeve dhe gatim për vajzën e saj, Lila.

20-vjeçarja, të cilën e ka me ish-in Jefferson Hack, tashmë po ndjek hapat e mamasë së saj me një karrierë në modeling.

Ajo bëri debutimin e saj në pistën e Miu Miu në vitin 2020, dhe që atëherë ka ecur në disa pasarela së bashku me nënën e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com