Sorry, no posts matched your criteria.

Kanye lutet, por Kim e ka ndarë mendjen! Tregon shkakun e divorcit

Kim Kardashian po vendos veten dhe fëmijët e saj në radhë të parë!

Në kopertinën e “Vogue” për botimin e marsit, Kim-i, nënë e katër fëmijëve, flet për ndryshimet e mëdha që ndodhën në jetën e saj.

Për kaq shumë kohë, unë kam bërë atë që i bënte të tjerët të lumtur dhe mendoj se në dy vitet e fundit vendosa të bëj veten time të lumtur. Dhe kjo më bën të ndihem shumë mirë. Edhe nëse kjo krijoi ndryshime dhe shkaktoi divorcin tim, mendoj se është e rëndësishme të jesh i sinqertë me veten për atë që të bën vërtet të lumtur”, u shpreh ajo.

Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye “Ye” West në shkurt të 2021-shit.

Tani që ndodhet në të 40-at, Kim thotë se ka në plan të “ushqehet mirë, të stërvitet, të argëtohet më shumë” dhe “të kalojë më shumë kohë me fëmijët e mi dhe njerëzit që më bëjnë të lumtur“.

Ndërsa ajo po ndryshon prioritetet e saj, Kim e kupton gjithashtu rëndësinë e bashkë-prindërimit të suksesshëm me ish-in e saj, Kanye.

“Mund të jesh shumë i lënduar ose i zemëruar me ish-in tënd, por unë mendoj se përpara fëmijëve duhet të jesh gjithmonë duke thënë: ‘Babai yt është më i miri’”, u shpreh Kim Kardashian.

Pas këtij lajmi, ka reaguar gjithashtu edhe reperi, Kanye West, i cili poston disa foto të fëmijëve dhe ish-bashkëshortes së tij, ndërkohë që kërkonte sërish bashkimin e familjes.

“Zot të lutem sille familjen tonë sërish bashkë”, shkruan West.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com