Sorry, no posts matched your criteria.

Joe Jonas dhe Sophie Turner bëhen prindër për herë të dytë

Çifti i njohur i showbizit, Joe Jonas dhe Sophie Turner janë bërë prindër për herë të dytë.

Këngëtari i njohur dhe aktorja e “Game of Thrones” janë bërë sërish prindër të një vajzë, fiks dy vjet pasi vajza e tyre e parë erdhi në jetë, ndërkohë që lajmi i ëmbël nuk është bërë ende i ditur nga vetë artistët, por nga përfaqësuesit e dyshes për “People”.

“Joe dhe Sophie janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre”, kanë shkruar përfaqësuesit e tyre në një njoftim të shkurtër.

Ata ende nuk kanë ndarë ndonjë foto të foshnjës së tyre apo të tregojnë emrin e saj. Mesa duket duan që këto momente ti shijojnë brenda familjes së tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com