Sorry, no posts matched your criteria.

Nga puna e parë, meshkujt që pëlqen e deri tek biznesi, rrëfehet Beniada

Beniada Nishani që prej daljes nga Big Brother ka qenë mjaft aktive në televizion dhe rrjete sociale. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Wake Up” ku ka folur për punën e parë që ajo ka bërë.

“Isha 15 vjeçe dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim. Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve.”

Nisur nga kjo Beaniada êshtë shprehur se i pëlqejnë shumë djemtë punëtorë.

“Nëse ma thotë një djalë që ka punuar si kamarier, më pëlqen më shumë se një tjetër që thotë që jam pronar. Është një plus për mua. Më pëlqejnë shumë ata që janë punëtorë.  Është shumë bukur që bashkëshorti i ardhshëm pershembull, të bëjë punë shtëpie, të lajë, të të sjelli kafen tek krevati… Tani Beniada është fokusuar edhe në një fushë tjetër përveç modelingut dhe moderimit… Kam mbaruar universitetin për fashion design dhe tani kam filluar të hap një biznes. Kam marrë dhe disa materiale e copa shumë të bukura. Kam hapur dhe një faqe Instagrami “Benny” ku do t’i shfaq stilimet.” ,-ka rrëfyer Beniada.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com