Sorry, no posts matched your criteria.

Jennifer Lopez sërish krah Ben Affleck

Ndonëse historia e tyre e dashurisë, mes ndarjeve e bashkimeve të vazhdueshme, ulje-ngritjeve dhe lajmeve të showbizit ka bërë gjithmonë bujë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vijonë të qëndrojnë në marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Së fundmi ata janë “ribashkuar”, por në tapetin e kuq në New York, në premierën e filmit “Kiss of the Spider Woman”, ku të dy personazhet e famshëm janë producentë ekzekutivë.

Në këtë event ishin prezentë edhe mamaja e këngëtares, si dhe 2 fëmijët e saj nga martesa me këngëtarin Marc Anthony, Emme dhe Max.

Gjatë këtij eventi, Jennifer Lopez gjithashtu është rrëfyer edhe për jetën e saj familjare dhe sesi dashuria e tyre ka bërë që ajo të mbijetojë në kaosin e profesionit.

“Familja është ajo që më ka bërë kjo që jam. Ata më njohin shumë mirë dhe për mua vetëm kjo ka rëndësi.”

Pavarësisht se prej shumë vitesh, Lopez konsiderohet një yll botëror i muzikës dhe i kinematografisë, ajo mund të identifikojë qartësisht se cilët janë personat që e bëjnë të qëndrojë me këmbë në tokë dhe që e mbushin me dashuri.  Ajo u shpreh se marrëdhënia me fëmijët e saj është forcuar gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, pavarësisht se ata janë në një moshë delikate dhe kjo i ka bërë të jenë një treshe e pandashme.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com