
Jennifer Lopez na mahniti edhe këtë herë
Jennifer Lopez di si të tërheqë vëmendjen.
Këtë e dëshmojnë fotografitë e reja që ka postuar në rrjete sociale.
Këngëtarja dhe aktorja ka postuar disa imazhe nga prapaskenat e filmit të ri me titull “Marry Me”.
E veshur me një fund poshtë ijeve me disa lidhëse, trupi i saj dukej më perfekt se kurrë.Komedia romantike “Marry Me” është planifikuar të dalë më 11 shkurt, pikërisht në kohën e Shën Valentinit.
J.Lo luan rolin e një këngëtare me famë botërore që ka të bëjë me një jetë dashurie publike, e cila pasqyron realitetin e saj.
Në këtë film, ajo luan krah yllit tjetër të famshëm, Maluma.