Jennifer Lopez feston Halloween-in me ish-gruan e Ben Affleck
Ish-bashkëshortja e Ben Affleck, feston Halloween bashkë me të dhe Jennifer Lopez. Jennifer Garner dhe Ben Affleck, u ‘veshën’ si ish-partnerë të lumtur këtë Halloween. Aktori dhe Jennifer Lopez po merreshin me fëmijët e tyre përkatës në Malibu, Kaliforni, të dielën kur ish-gruaja e tij, Garner, iu bashkua atyre për festimet.
“Të gjithë shkojnë mirë dhe fokusi është gjithmonë te fëmijët. Jennifer, Ben dhe Jen Garner donin që fëmijët të kishin një Halloween të mrekullueshëm. Fëmijët janë miq dhe donin të bënin lojra për Halloween. Kishte kuptim që të gjithë shkuan së bashku.” tha një burim pranë çifit. Burimi shtoi se aktori duhej të punonte të hënën, kështu që ata donin të shijonin një fundjavë familjare.
Affleck dhe Garner kishin kaluar kohë së bashku me fëmijët e tyre në kafenenë Huckleberry në Santa Monica më herët në mëngjes. Ish-çifti, të dy 49 vjeç, kanë tre fëmijë: Violet, 15, Seraphina, 12 dhe Samuel, 9. Ata u martuan në qershor 2005 dhe njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2015. Më pas u divorcuan në tetor të 2018-ës.
Lopez, 52 vjeç, ndan binjakët 13-vjeçarë Max dhe Emme me ish-burrin Marc Anthony, me të cilin ishte e martuar nga qershori 2004 deri në korrik 2011. Këngëtarja e “Jenny From the Block” dhe ylli i “Gone Girl” rindezën romancën e tyre në prill pas ndarjes së saj nga i fejuari Alex Rodriguez. Dyshja, kanë qene së bashku për herë të parë në fillim të viteve 2000.