Jennifer Lopez dhe vajza e saj tregojnë më së miri se si shijohen performancat nënë e bijë në skenë
Jennifer Lopez dhe Emme Maribel Muñiz dinë se si ta djegin atmosferën në koncerte. Nënë e bijë u ngjitën në skenë së bashku për të performuar disa këngë në ‘Gala Blue Diamond’ në Los Angeles.
DY vajzat realizuan një duet duke kënduar “A Thousand Years” nga Christina Perri. Emme dhe Jennifer kënduan gjithashtu “Born in the USA” nga Bruce Springsteen, performancë e cila u shoqërua me një video të Emme duke performuar në ‘Super Bowl’ në vitin 2020. Emme më pas e udhëhoqi Jenniferin në një performancë të “Let’s Get Loud”, hitit të famshëm nga këngëtarja.
Një dëshmitar tregoi për E!News: “Ishte shumë e ëmbël. Shumë herë, J.Lo dhe Emme u përqafuan me njëri-tjetrin dhe ato i këndonin njëri-tjetrit shumicën e kohës.” Po për vokalin e 14-vjeçares? Burimi vëren, “Emme dukej e mahnitshme!”