Sorry, no posts matched your criteria.

Jehonë vjen n’Gjakovë

Jehona Sopi, më 21 prill do të mbajë një koncert recital, por këtë herë në qytetin e Gjakokës.

Në repertorin e saj ka mbi 60 këngë të realizuara në më shumë se dy dekada karrierë, andaj këngëtarja e shumë hiteve i ka kthyer disa prej tyre në një formë më të veçantë. Me anë të koncertit “Jehonë” ajo ka vazhduar rrugëtimin e nisur mbi 20 vjet më parë. Koncerti do të mbahet në Pallatin e Kulturës në “Asim Vokshi” në Gjakovë, ku Sopi do të performojë nën shoqërimin e orkestrës LIBERTAS, drejtuar nga dirigjenti Edon Ramadani. Një event të tillë Jehona Sopi e ka mbajtur dy vjet më parë në Prishtinë, i cili rezultoi një sukses i vërtetë.

Asokohe këngëtarja u shpreh se përveçse një feste kënge koncerti i saj ishte dedikim për t’i dhënë zë grave në një kohë kur fuqizimi është jetik. Faleminderit të gjithë mbështetësve që këtë rrugëtim po e bëjnë realitet”, shprehej Jehona Sopi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com