Sorry, no posts matched your criteria.

Jehona Sopi, një koncert solo për t’i dhënë Jehonë vlerave artistike

Do ta identifikonim me stilin unik që ka në muzikën shqiptare, duke i shtuar vlera këtij tregu hera herës kaotik. Jehona Sopi, ka treguar ndër vite që emri i saj është i lidhur ngushtë me uniken, dinjitozen dhe muzikën e vërtetë. Me shumë hite në repertor, ajo na ka treguar se muzika e saj është si vera, përmisohet me kalimin e viteve. Këtë herë, artistja do të vijë në një dimension tjetër, duke dhuruar një shfaqje për të gjithë publikun që e ka të gdhendur zërin e saj. Sezoni i verës do të çelet më së miri nga Jehona, e cila premton që krijimtaria e saj, do të zhvillohet edhe më tej. Me datë 9 qers

hor, Jehona Sopi mban koncertin e saj në Prishtinë, nën shoqërimin e orkestrës simfonike. Artistja solo ka marrë përsipër të organizojë një ndër eventet më të veçantë të këtij lloji, duke zbritur në skenë një karrierë 20 vjeçare dhe disa prej këngëve më të bukura të repertorit shqiptar.  “Jehonë” është dhurata më e bukur që artistja mund ti bëjë fansave të saj besnik dhe lajmi i mirë nuk mbaron me kaq. Duket se shumë shpejt, do të mundemi ta kemi në Tiranë, por edhe në Shkup, për të bashkuar shqiptarët nën vlerat e muzikës së vërtetë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com