Sorry, no posts matched your criteria.

Ja si reagoi Dafina kur shoqja e saj i “ngatërroi” ditëlindjen

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të suksesshmet të showbizz-it, ku me këngët e saj ka arritur të depërtoj thellë në zemrat dhe mendjet e njerëzve.

Shoqja e Dafinës i ka bërë një surprizë: Një dhuratë për ditëlindjen! Mirëpo ditëlindja e Dafinës nuk është sot, por me 14 Prill.

Mesa duket mikja e këngëtares, Nora ka ngatërruar datën.

”Shoqja ime më e mirë. Faleminderit shumë që më motivon në jetë dhe je në krahun tim gjithmonë.

Gëzuar ditëlindjen, Të uroj dashuri dhe lumturi! Të dua shumë, Nora”, ka qenë pusulla që shoqja e Dafinës ka shkruar për këngëtaren.

Ndërkohë, Dafina i ka kthyer përgjigje publikisht duke thënë se Nora është e para gjithmonë dhe i ka kujtuar se ditëlindja e saj është me 14 prill.

”She’s always first @norahaxha, 14 prill! Por kujt i intereson, ne filluam sot!”, ka shkruar Dafina krahas pusullës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com