Sorry, no posts matched your criteria.

Ja disa sekrete si të riktheni trupin në formë pa dieta drastike!

Vera është periudha ku të gjithë i kushtojmë kohë relaksit, ushqimit dhe jo pak hërë alkolit dhe  bisedave  me miqtë. Kthimi në normalitet pas pushimeve mbetet një nga gjërat më të vështira. Ai  jo pak herë shoqërohet me disa kilogramë më tepër, ndjehemi të lodhur dhe pa energji.

Shmangni dietat pas pushimeve 

Ndryshimet drastike të menjëhershme janë të destinuara të dështojnë. Kjo vlen edhe në rastin e  një regjimi ushqimor. Në plazh ju keni konsumuar ushqime hiperkalorike, keni shijuar detin pa u  munduar të numëroni kaloritë apo të shqetësoheni për organizmin tuaj. Rikthimin në një regjim  ushqimor normal pas plazhit duhet të ndodhë në mënyrë graduale. Ju duhet ti jepni organizmit  kohë të mësohet me ndryshimet. Trupi juaj ka gjithashtu nevojë për energji për të përballuar  temperaturat e larta. Për këtë arsye hiqeni nga mendja të nisni një dietë gjatë muajve të nxehtë të  verës. Ju mund të arrini të humbisni kilogramë, të jeni energjik vetëm dukë bërë zgjedhjet dhe zëvendësimet e duhura. Më poshtë keni disa sugjerime për një rikthim të suksesshëm pas pushimeve.

Hidratim dhe pije detoks 

Ujë, pijet dhe  çajrat detoks janë shumë të rëndësishëm për të pastruar organizmin pasi keni patur  një periudhë ku mund të keni abuzuar me ushqimin apo alkoolin. Niseni ditën me ujë, dhe gjatë  ditës kryesisht edhe kur ju merr uria përdorni pije detoks si ujë me fruta, gjethe mente, fara chia  apo liri. Çajrat që na ndihmojnë për detoks janë çaji jeshil, çaji i mentes, sherebelës, xhinxheri.  Mundohuni që të konsumon dy filxhana çaji në ditë.

Kufizoni karbohidratet 

Kjo është një nga këshillat që do ju ndihmojë të eliminoni edhe ndonjë kilogramë të shtuar gjatë  pushimeve. Kufizoni karbohidratet për një periudhë kohe minimalisht 2 javë pas pushimeve. Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë dhe eliminimi i tyre do ju krijonte një ndjesi lodhje. Që kjo mos të ndodhë ju furnizoni organizmin me karbohirate nëpërmjet frutave dhe perimeve.  2 javë fokusohuni që regjimi juaj të përfshijë vetëm fruta, perime dhe lëngje të shëndetshme të  cilat mund ti përgatisni në shtëpi ose t’i porositni në bare ku ofrohen.

Flini mjaftueshëm 

Deri në orët e para të mëngjesit zgjuar në shoqërinë e miqve dhe alkoolit. Shëtitjet e gjata me  varkë, qëndrimi në diell dhe shumë organizime që mund të keni patur në plazh ju kanë lodhur. E  gjitha kjo ka ndikuar që të rritet niveli i hormonit të urisë “grelin” dhe të ulet niveli hormonit  përgjegjës për ngopjen “leptina”. Është e rëndësishme që ju pas pushimeve të ktheni oraret  normale të të fjeturit. Sigurohuni që 2-3 orë para se të flini të mos punoni në kompjuter apo  telefon.  Siguroni një ambient të errët dhe të freskët për të patur një gjumë sa më cilësor.

Pasuroni regjimin me fibra 

Perimet me fibra kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në sistemin tuaj imunitar. Fibrat e marra  nga perimet ndikojnë për të përmirësuar rezistencën tuaj ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të  ndryshme. Disa nga perimet më të pasura me fibra janë lulelakra, brokoli apo panxhari. Nuk  duhet të harrojmë asparangun i cili është më pak i përdorur në vendin tonë, por është shumë i  shëndetshëm për organizmin falë pranisë së lartë të ujit dhe ndikim që ka në sistemin tretës.

/Shkrimi përgatitur nga Blogerja “Healthy Lifestyle” Çenkuela Hasa

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com