J Balvin do të bëhet baba për herë të parë
Këngëtari i famshëm, J Balvin dhe partnerja e tij, Valentina Ferrer do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti me anë të një postimi në Instagram, kur kishin nxjerrë foton për kopertinën e “Vogue Mexico”.
Bukuroshja është shprehur në intervistë se tani ishte koha e duhur për të patur një fëmijë.
“Pas karantinës, unë thashë: Ky është momenti im. Jo, jo momenti im. Ky është momenti i foshnjës time.”, tha ajo.
Ndër të tjera ajo kujton gjithashtu momentin kur ia tha këtë lajm artistit:
“Ai ngriu. Ishte i lumtur, por ishte si një telefonatë nga Zoom që nuk funksionon kur nuk ka WiFi. Ai qëndroi i ngrirë. Unë i thashë personalisht, por kështu reagoi ai.”