
Ilda Bejleri në pritje të ëmbël
Ilda Bejleri është në pritje të një vajze e cila do të vijë së shpejti në jetë. Moderatorja e sportit ka preferuar ta mbajë larg mediave historinë e saj të dashurisë ama lajmi i mëmësisë nuk mund të fshihej për shumë gjatë.
Së bashku me partnerin e saj me të cilin ajo nuk ka asnjë foto te postuar në rrjete sociale, do të bëhen së shpejti prindër të një vogëlusheje.
Nuk e dimë se kur do ta shohim sërish në ekran por aktualisht moderatorja po shijon momentet e saj më të lumtura.