
“I lumtur që do jem krah atyre që kam adhuruar”, Graciano Tagani pjesë e jurisë së emisionit italian
Graciano Tagani, një emër i njohur tashmë për ekranin shqiptar sapo ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të mirë mbi jetën e tij profesionale. Graciano do të jetë pjesë e jurisë në një kompeticion për të rinjtë në Itali, “Performer Italian Cup” ku krah tij do të jenë figura të njohura të këtij zhanri në shtetin fqinj.
Balerini është shprehur i emocionuar për këtë hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Insta Story ku shkruan:
“I lumtur dhe mirënjohës të jem pjesë e jurisë me personat që gjithmonë i kam adhuruar ndërmjet ekrani italian dhe nesër në Romë do jem krah tyre. Mirënjohës. Shihemi nesër.”

Ky Talent Show mendohet të nisë në shtator, ndërsa po vazhdojnë audicionet dhe nesër Graciano do të mbërrijë në Romë.