Sorry, no posts matched your criteria.

Horoskopi i datës 29 Mars 2021

Më poshtë do të gjeni horoskopin për datën 29 Mars 2021

Dashi

Përpiquni të shmangni nga vetja njerëz, të cilët kujdesen vetëm për paraqitjen e jashtme. Nëse qëndroni në praninë e këtyre njerëzve, disa persona me ndikim mund të krijojnë mendimin e gabuar rreth jush. Duke mbrojtur vlerat tuaja, ju, në fakt, i përforconi ato.

Demi

Bari në anën tjetër të gardhit ju duket neser më i gjelbër. Nëse jeni në një marrëdhënie, mund të pyesni kur do të jeni në gjendje të keni më shumë pavarësi në jetën tuaj. Nesër mund të merrni lajme të mira në punë.

Binjakët

Gatishmëria dhe reflekset do të jenë dy detaje të cilët do ju nxjerrin në dritë nga një situatë në punë e cila ju sheh të përhumbur, duke ju prezantuar me mundësi të reja. Do të keni dëshirë për tu njohur me gjëra të reja nga ana profesionale. Një projekt të cilin e keni përzemër do të filloje te marrë formë.

Gaforrja

Yjet këtë javë shpërblejnë të gjithë të dashuruarit ose ata që duan të dashurohen. Këshilla është të lini veten të shkojë dhe për ata që kanë një partner për një kohë të gjatë, ka ardhur koha që disa gjëra të qartësohen.

Luani

Me Jupiterin të favorshëm, ky është pa dyshim viti i mundësive të mira. Duke filluar nga sot dhe ditët në vijim mund të ketë një lajm të rëndësishëm dhe nëse mendoni se mund të jetë një mundësi e mirë, nisni pa hezitim.

Virgjëresha

Kjo javë ushqen dëshirën për të diskutuar, por vetëm në çiftet që kanë pasur kriza të mëdha në të kaluarën. Jini të sigurt dhe shikoni me besim drejt së ardhmes që do të mbajë surpriza të rëndësishme për ju.

Peshorja

Gjërat janë më të lehta nga sa i mendoni, veçanërisht në jetën tuaj romantike. Asgjë nuk është e pamundur, veçanërisht nëse kërkoni më shumë emocion. Kaloni më shumë kohë jashtë ambienteve të shtëpisë dhe njihni sa më shumë njerëz.

Akrepi

Është dita e duhur për beqarët e kësaj shenje. Do të jeni në qendër të vëmendjes së seksit të kundërt. Mos humbisni shanset për të shkëmbyer kontaktet me dikë që ka shprehur interes ndaj jush.

Shigjetari

Kjo ditë do të jetë e mbushur me negativitet, ku vetëm në mbrëmje do të ketë përmirësim. Sfera e ndjenjave do të përballet me momente kritike, ku duhet të sqaroni idetë tuaja dhe të vendosni se çfarë dëshironi. Nëse jeni të përfshirë në dy histori dashurie, do të keni veç probleme të cilat vështirë se do të zgjidhen.

Bricjapi

Kjo fundjavë do të shkojë shumë mirë. Mendoni para së gjithash për veten tuaj pa ndërlikime dhe pa hezitim. Kohë pas here kujdesi për ju mund t’ju bëjë vetëm mirë.

Ujori

Kjo javë sjell një lëvizje në jetën tuaj. Ndjesi të veçanta falë aspektit pozitiv të Diellit. Ju mund të krijoni njohje të reja dhe të rëndësishme që gjithashtu mund të ndryshojnë jetën tuaj.

Peshqit

Ndonjëherë në dashuri ne debatojmë dhe nuk mund ta kapërcejmë një problem. Ka periudha të distancës, por ngadalë do të jeni në gjendje të keni një afrim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com