Hapi i madh i Brad Pitt dhe partneres 29 vite më të re, tashmë bashkëjetojnë
Mesa duket, ylli i Hollywood-it Brad Pitt dhe partnerja e tij Ines de Ramon kanë hedhur një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre 3-vjeçare.
Sipas burimeve sekrete të “People”, çifti tashmë ka nisur të bashkëjetojë dhe po përshpejton hapat në historinë e tyre të dashurisë.
“Brad Pitt e ka përfshirë tashmë Inesin në të gjitha planet e tij të udhëtimeve dhe kur janë në shtëpi shijojnë në maksimum çastet e tyre të privatësisë.” – shkruan “People”, duke insistuar se aktori 61-vjeçar dhe partnerja 32-vjeçare janë më të lumtur se kurrë.
Kujtojmë se Pitt dhe de Ramon janë lidhur që në vitin 2022, por shfaqjen e parë bashkë e kanë bërë në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2024. Gjatë këtij viti, dizenjuesja e bizhuve ka qenë prezente thuajse gjithmonë në eventet profesionale të aktorit, mbi të gjitha në lançimin e filmit të inspiruar nga Formua 1, ku vet Pitt është protagonist. Burimet thonë se Ines de Ramon ka qenë afër Brad Pitt edhe në çështjet private, si në rastin e ndarjes nga jeta të mamasë së tij 1 vit më parë, çka e ka afruar çiftin më shumë me njëri-tjetrin.
Dashuria e tyre tashmë ka baza të forta, pavarësisht diferencës në moshë prej 29 vitesh me njëri-tjetrin, çka i ka bërë edhe të blejnë një shtëpi për të bashkëjetuar.

