Hapet peticion për pranimin e Kosovës në “Eurovision”
Tashmë prej vitesh Kosova kërkon të jetë pjesë e “Eurovision”, edhe pse deri tani nuk është pranuar.
Në Kosovë është hapur një peticion për të kërkuar përfshirjen e Kosovës në festivalin europian. Këtë hap e ka marrë Albert Limani, i cili duke parë ndikimin pozitiv të peticioneve, shpreson që përmes tij të arrihet diçka në lidhje me këtë çështje.
“Kosova meriton të jetë pjesë e Eurovision Song Contest. Kosova është pjesë e Europës dhe duhet të jetë pjesë e vlerave europiane. Kosova është aktualisht pjesë e organizatave të tilla si UEFA, FIFA dhe Lojërvae Olimpike dhe tani është radha e EBU që të hapë dyert për Kosovëm.
Kosova ka provuar se ka potencialin për t’u përfaqësuar në Eurovision. Kujtojmë përfaqësimin e suksesshëm të këngëtarëve kosovarë për shtete të tjera në Eurovision si: Rona Nishliu, Lindita Halimi, Gjon Muharremaj etj”, thuhet në deklaratën e peticionit.