Sorry, no posts matched your criteria.

Hailey Bieber nuk ka aspak “turp” të pranojë që e ndihmojnë të rrisë djalin e saj 14-muajsh

Gjatë paraqitjes së saj në podcastin “In your dreams with Owen Thiele”, Hailey Bieber u rrëfye në lidhje me përkujdesjen ndaj djalit të saj 14-muajsh Jack Blues, të cilin e ka me këngëtarin Justin Bieber, duke thënë se nuk ka frikë të pranojë se merr ndihmë nga të tjerët.

“Po, më ndihmojnë. Kam ndihmë përgjatë gjithë ditës dhe nuk më vjen turp fare ta pranoj. E them sepse pa suportin e të tjerëve nuk do të kisha karrierën që kam dhe nuk do të bëja dot gjërat që bëj, e për këtë jam shumë mirënjohëse.” – shprehet lirshëm 28-vjeçarja.

“Nëse djali nuk ëshë me mua, qëndron me të atin. Nëse as Justin nuk ka mundësi ta mbajë, atëherë Jack Blues qëndron me kumbarët.” – shton më tej Hailey, duke treguar se dëshiron të ketë më shumë se një fëmijë dhe është e bindur për këtë gjë.

“Kam dashur gjithmonë të bëhem mama. Që kur kam qenë e vogël e imagjinoja veten se si do të isha nënë. Por sa më shumë rritesh, aq më shumë e kupton se çfarëdo lloj vendimi merr një person për të pasur ose jo fëmijë, nuk ka problem.” – shprehet modelja, duke rrëfyer se gjithësesi mëmësia për të nuk ka qenë fare pa probleme. Si shumë nëna të reja, edhe Hailey nuk dinte se çfarë e priste dhe i ka mësuar gjërat një e nga një, duke i provuar për herë të parë.

Në fund të intervistës ajo tregon se me Justin Bieber duan që ta mësojnë djalin e tyre 14-muajsh që tani me dashurinë që kanë për udhëtimet, duke e marrë atë me vete kudo që shkojnë edhe për punë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com