Sorry, no posts matched your criteria.

Habit aktori i famshëm: Nuk e di pse, por do t’i dhuroj një veshkë një të panjohuri

Aktori i njohur Jesse Eisenberg i ka habitur të gjithë me deklaratat e tij të fundit që ka bërë gjatë paraqitjes së tij në “Today”.

Jesse, i cili ka interpretuar Mark Zuckerberg në filmin “The Social Network” është shprehur se shumë shpejt do të dhurojë një veshkë. Në një bisedë me drejtuesin Craig Melvin, i cili po e komplimentonte për mbështjetjen e tij për dhurimin e gjakut, Eisenberg, me qetësinë që e karaktëriozon bëri deklaratën që la pa fjalë të pranishmit.

“Po, pas 6 javësh do të dhuroj një veshkë. Me të vërtetë që do ta bëj.” – u shpreh aktori i filmit “Now You See Me: Now You Don’t”.

Por ajo çka i habiti të pranishmit më shumë se deklarata e dhurimit, ishte arsyeja se përse Jesse kishte marrë këtë vendim.

“Në fakt nuk e di pse, nuk kam ndonjë arsye. Ndoshta jam ‘pickuar nga insekti i dhurimit të gjakut’. Më pëlqen shumë.” – ka thënë aktori, për këtë ndërhyrje altruiste që do të kryhet në mesin e muajit dhjetor të këtij viti.

Në një intervistë tjetër ku foli për të njëjtën temë, Eisenberg tha se në fakt kjo është një ndërhyrje që nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin dhe e nevojshme për të ndihmuar të tjerët. Kështu që sipas tij, kush ka kohë dhe dëshirë le ta bëjë. Ai ka rrëfyer se një dëshirë të tillë e ka pasur që 10 vite më parë, por tashmë ishte momenti kur mori informacionin e duhur dhe u lidh me organizatat që ja mundësuan.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com