Sorry, no posts matched your criteria.

Gwen Stefani dasmë private me Blake Shelton, detaje nga ceremonia

Gwen Stefani dhe Blake Shelton kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Burime për Us Weekly konfirmojnë se çifti është martuar në Oklahoma. Lajmi i martesës së tyre vjen pas shumë muajsh që në media përflitej për një martesë.

Shelton dhe Stefani filluan të dilnin bashkë në vitin 2015, pasi u takuan në ambientet e NBC dhe pak pasi ishin divorcuar nga partnerët e tyre përkatës, Shelton nga Miranda Lambert dhe Stefani nga Gavin Rossdale. Që kur janë njohur, ata kanë bashkëpunuar në shumë këngë.

Shelton më parë ndau disa detaje të dasmës me USA Today, duke zbuluar se Stefani ishte duke bërë pjesën më të madhe të organizimit. Ndërsa Stefani rrëfeu në Late Night With Seth Meyers në prill se ata po planifikonin një festë private të vogël, ku të pranishëm do të ishin vetëm familjarët. Shelton i propozoi Stefanit në tetor të vitit 2020 në fermën e tij. Edhe vetë këngëtarja e njohur ndau disa foto nga dasma.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com