Greqia sjell serialin me shqiptarë, “Krushqit nga Tirana” pritet të korr sukses
“Krushqit nga Tirana” është seriali më i ri që do të shfaqet në ekranet greke. Traileri i serialit është publikuar në mediat greke disa ditë më parë. Xhirimet e serialit në zhanerin e komedisë po vazhdojnë ende nën drejtimin e dyshes Michalis Reppas dhe Thanasis Papathanassiou dhe me një grup aktorësh mjaft të njohur në kinematografinë greke.
Mediat shkruajnë se e gjitha është ndërtuar mbi një skenar shpirtëror që ndërthur keqkuptimet, konfliktet dhe kontradiktat mes personazheve.
Historia zhvillohet në Koudounari, një qytet në Greqinë qendrore. “Krushqit nga Tirana” do të shqetësojnë një familje të sapo pasuruar në provincën Greke, do të ekspozojë hipokrizinë e aktorëve politikë lokalë dhe do të provojë kufijtë e rezistencës ndaj klisheve të origjinës.
Jenny Kazakou do të jetë në rolin e Lisës, vajzës së Penny Dalaura nëna e zakonshme greke që ndërhyn kudo në jetën e fëmijëve të saj. Lisa dashurohet me Alfredin, në fillim të gjithë mendojnë se ai është një zot i Londrës. Por më pas rezulton se ai është nga Shqipëria dhe kjo për familjen e të dashurës së tij Lisa është një problem.