
Greg Rama shijon pushime me Dua Lipën në Ksamil
Dua Lipa është duke shijuar pushimet në jug të vendit. Së bahsku me familjen e saj, këngëtarja e famshme gjendet aktualisht në Ksamil, por duket se së bashku me të është edhe djali i kryeministrit Rama.
Ka qenë Gregu ai që ka publikuar foton ku shihet bashkë me yllin ndërkombëtar të muzikës.
“Kemi mundsi dhe per me mire @dualipa”, shkruan Rama, përkrah selfie që ka realizuar me Duan. Kujtojmë se ajo dhe familja e saj, pas disa ditësh në Tiranë kanë zgjedhur të shëtisin në jugun e vendit për të përfituar nga disa ditë të nxehta buzë detit.