Sorry, no posts matched your criteria.

Global Woman Club Albania sjell festën elitare në Tiranë, VIP-a e politikanë bëhen bashkë nën brandin botëror

Global Woman Club Albania ndez festat në Tiranë. Eventi i elitave konfirmoi edhe njëherë faktin se Global Woman Club Albania është tashmë destinacioni i kujto që vlerëson forcën e vet.

Ky ishte një event për të festuar sukseset e këtij viti, synimet e arritura si dhe për të rivendosur të tjera qëllime, këtë herë edhe me pritshmëri më të mëdha. Të shumtë ishin emrat e famshëm që u bënë pjesë e festës për të shijuar një natë magjike. Ministrja Edona Bilali, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Klea Huta, Roza Lati ishin vetëm disa nga personalitetet që iu bashkëngjitën festës, duke ndarë me të ftuarit edhe vlerësimet për këtë komunitet unik. Ndërkohë përditë e më shumë janë zonjat që i bashkohen misionit tonë, si për të treguar se tashmë Global Woman Club Albania bën bashkë elitën e këtij vendi, duke i dhënë shtysën e duhur jo vetëm në biznes por në të gjitha sferat e jetës. Ishte pikerisht drejtoresha e revistes Global Woman Albania, Linda Prendi, qe u kujdes per te gjitha detajet e festes, duke sjelle nje atmosfere elektrizuese. Me shijen qe e karakterizon dhe me gjithe VIP-at e qytetit, Linda Ndezi Tiranen ne nje event unik per nga lloji.

Presidentja, Klodi Toptani dhe drejtoresha Sabi Osmani treguan edhe njëherë se tashmë Global Woman Club Albania është brand-i i çdo suksesi. Të dyja së bashku premtuan netë të tjera si këto, plot sharm dhe elgencë, nga ana tjetër shpalosën edhe qëllimet për vitin e ardhshëm. Festa ndezi zyrtarisht dritat e festës në Tiranë, duke sjellë edhe personalitete eksklizivisht për këtë event nga jashtë. Çdo detaj i kuruar deri në detaj, çdo i ftuar i përzgjedhur, duke na bërë kaq krenar për emrin dinjitoz që gëzojmë, me premtimin se vijimi do të jetë edhe më surprizues.

Duket se misioni i CEO-s dhe themelueses, Mirela Sula është duke gjetur terren mjaft elitar edhe në vendin tonë, duke e shndërruar klubin e Tiranës në një ndër më të lakmuarit dhe më të arrirat në rang botëror.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com