Sorry, no posts matched your criteria.

Global Woman Club Albania sjell festat në Tiranë, eventi që do të bëjë bashkë elitat

Global Woman Club Albania nis e para festën. Atmosfera e këtij fundviti do të gërshetohet më së miri me rolin e komunitetit tonë, atë të fuqizimit të rolit të gruas. Festa nis nga Kalaja e Tiranës, Me datë 15 dhjetor. Është fundvit, ne jemi gati të bëjmë bilancin e vitit, ashtu si edhe jemi gati të festojmë, për të gjitha sukseset tona dhe synimet e së ardhmes. Klodi Toptani, Presidente i Global Woman Club Albania dhe Sabi Osmani, drejtoresha e klubit tonë kanë tashmë gjithçka gati për një festë të paharrueshme.

VIP-a, artista, këngëtarë e shumë personazhe të njohur të skenave tona do të jenë me ju në festën që do të mbahet tek Kalaja e Tiranës ekskluzivisht për ju. Ne ju presim, presim të festojmë për çdo grua që ia ka dal, për çdo grua që kërkon të jetë më afër qëllimeve të saj. Sepse Global Woman Club Albania është një brand, i drejtuar me profesionalizëm dhe dinjitet nga këto zonja, që kanë shndërruar karrierën e tyre në një model suksesi. Bashkohu edhe ju, ju presim me 15 dhjetor, në orën 6 për festën më të paharruar në qytet.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com